Elon Musk thyen heshtjen pas shpërthimit të raketës

Shkencë & Teknologji

Elon Musk thyen heshtjen pas shpërthimit të raketës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 07:17
Elon Musk

Elon Musk qëndroi i heshtur pas shpërthimit epik të Starship SN9 të SpaceX. Ai njoftoi më parë se do të largohej nag rrjetet sociale për pak kohë, por pas ngjarjes miliarderi ka thyer heshtjen për dështimin dhe gabimin që ndodhi me raketën.

Më 2 shkurt, raketa masive nisi provën e saj të parë në lartësi por përfundoi me një përplasje masive.

Kur u pyet në Twitter ‘pse ndizni vetëm 2 motorë për ulje’ në vend të tre në mënyrë që të hiqni çdo pikë dështimi, Musk u përgjigj: “U treguam shumë budallenj.” Sidoqoftë, raportet thonë se njëri nga dy motorët Raptor, nuk arriti të ndizej përsëri para se të kthehej në tokë, gjë që bëri që SN9 të udhëtonte shumë shpejt për të kryer një ulje të sigurt. SN9 u ngrit nga struktura e testimit të SpaceX Boca Chica, Texas rreth orës 3:24 pasdite të martën.

Ai u ngrit mbi Gjirin e Meksikës dhe pas rreth pesë minutash, ai u kthye anash ashtu siç ishte planifikuar dhe zbriti në një rënie të lirë përsëri në skajin juglindor të Teksasit pranë kufirit meksikan.

Rrokullisja anash, u krijua për të imituar teknikën që Starship do të përdorë kur kthehet nëpër atmosferën e Tokës nga hapësira paraqitja e ‘barkut’ kur ajo hyn në atmosferë zvogëlon shpejtësinë e zbritjes kur i afrohet terrenit.

Raketa supozohet të rrotullohet për të riorientuar vetveten në mënyrë që të mund të ulet në pozicionin e ngritur, por dukej sikur SN9 nuk ishte në gjendje të bënte manovrën në kohë dhe shpërtheu. Sidoqoftë, problemi buronte nga një motor i dështuar Raptor që nuk u ndez dhe ndaloi raketën të kthehej vertikalisht para se të zbriste.

Rrëzimi tani ka tërhequr vëmendjen e Administratës Federale të Aviacionit (FAA), e cila do të mbikëqyrë hetimin e përplasjes së së martës në anijen me raketa prototipi SpaceX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat