Fotot e para të Android 12 tregojnë ndryshime drastike vizuale

Shkencë & Teknologji

Fotot e para të Android 12 tregojnë ndryshime drastike vizuale

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 10:58
Android 12

Versioni përfundim i Android 12 duhet të lançohet në Shtator, por versioni i parë eksperimental pritet të debutojë këto ditë.

Detajet e para të asaj çfarë presim të vijë në këtë version të Android u ilustruan në një foto të publikuar nga XDA Developers ku vihet re një ndryshim vizual.

Këto foto shfaqen në një dokument që përshkruan opsionet e Android 12 dhe që zakonisht ju dorëzohet partnerëve përpara se të bëhet publik.

Image

Gjëja e parë që vihet re në këto foto është skema e re e ngjyrave, një ndryshim i madh krahasuar me ngjyrën e bardhë përdorur nga Android 11. Sipas raportimeve të mëhershme, Android 12 do të ketë një sistem temash dhe ngjyrash të cilat mund të përshtaten në detaje sipas preferencës së përdoruesve.

Ngjyrat i përshtaten sfondit, mbase sepse sistemi mund ti ketë marrë prej tij dhe aplikohen kudo deri tek ikonat, paneli i njoftimeve, widgets dhe paneli Settings.

Përzgjedhja automatike i ngjyrave sipas sfondit është lançuar në Android 5 por për herë të parë Google po i përdor ato.

Image

Edhe nëse injorojmë ngjyrat, paneli i njoftimeve është ndryshe. Përtej ndryshimeve vizuale, pamjet tregojnë një indikator të ri privatësie i ngjashëm me atë që gjendet në iOS. Sillet si një njoftimet paralajmërues kur një aplikacion po akseson kamerën ose mikrofonin.

Në disa foto të tjera tregohet pamja e aplikacionit të mesazheve. Google nuk ka konfirmuar zyrtarisht ndryshimet vizuale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat