Sony lançon gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual PlayStation VR

Shkencë & Teknologji

Sony lançon gjeneratën e dytë të pajisjes së realitetit virtual PlayStation VR

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:41
PlayStation

Sony tha se gjenerata e re e sistemit PlayStation VR do të ketë një fushëpamje të përmirësuar duke heshtur kështu kritikët e versionit të parë të pajisjes.

PlayStation VR do të vijë gjithashtu me një kontroller të ri frymëzuar nga PS5 Dual Sense. PSVR u përball me kritika sepse i nevojiteshin disa kabllo dhe adapterë.

Versioni i ri PSVR2 funksionon me një kabull të vetëm dhe do të dalë në shitje në 2022 edhe pse asnjë lojë e re nuk është njoftuar.

Modeli i parë PlayStation VR debutoi në 2016-ën për PS4. Sony tha në Janar të 2020-ës se shitjet kishin qenë prej 5 milionë njësish që kur doli në shitje. Kujtojmë se modeli origjinal kishte një rezolucion prej 1920×1080 dhe për ta vënë në kontekst. modeli 299 dollarësh Oculus Quest 2 kishte rezolucion 3664×1600.

Gjiganti i gaming thotë se pajisja e re ka përmirësime në çdo aspekt nga rezolucioni tek inputet. Megjithatë aktualisht nuk ka asnjë lojë në PlayStation 5 që përshtate me PSVR2.

Lojtarët mund të përdorin pajisjen me lojërat PS4 si Minecraft dhe Skyrim por nevojitet një adapter për këtë. Ende pajisja mbetet ndër më populloret në llojin e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat