Si po e ndihmon realiteti virtual mjekësinë?

Shkencë & Teknologji

Si po e ndihmon realiteti virtual mjekësinë?

Më: 13 mars 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustruese

Pajisjet VR ( realiteti virtual) janë fjala e fundit e shkencës të cilat arrijnë të kthejnë botën virtuale në reale. Me vendosjen e syzeve  të VR, shohim një realitet të ri që e përjetojmë me tinguj, ngjyra, lëvizje dhe emocione reale. Me heqjen e pajisjes, emocionet zhduken por eksperienca jo. Thënë kjo, kush s’do donte ta provonte të paktën njëherë ndjesinë që të ofron?

Por argëtimi nuk është i vetmi funksion i kësaj teknologjie, së fundmi është mjekësia ajo që po e përdor!

Realiteti virtual po përdoret në fushën e kujdesit shëndetësor për të trajtuar depresionin, ankthin, autizmin, PTSD dhe madje edhe varësinë nga nikotina me Mindcotine.

Nga diagnostikimi te trajtimi, tek praktikimi i procedurave të ndërlikuara kirurgjikale, institucionet e kujdesit shëndetësor janë duke përfshirë realitetin virtual në shumë aspekte të industrisë. Duke kombinuar imazhe diagnostikuese nga skanimet CAT dhe ekografitë, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të përdorin softuer për të krijuar modele virtuale 3D.

Këto modele ndihmojnë kirurgët të vendosin vendet më të mira për prerjet kirurgjikale dhe të përgatiten për operacionin. Terapia VR ka përfitime më të gjera terapeutike, veçanërisht për njerëzit që luftojnë fobitë, ankthin dhe çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat