Cicërima e parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë

Shkencë & Teknologji

Cicërima e parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:18
Jack Dorsey

Cicërima e parë e themeluesit të Twitter Jack Dorsey u shit tek një biznesmen Malajzian për 2.9 milionë dollarë.

Në cicërimën ku thuhej “duke përgatitur twttr tim të parë,” u publikua më 21 Mars 2006 ndërsa paratë e fituara prej saj do të shkojnë për bamirësi.

Blerësi e krahasoi blerjen e kësaj cicërime njëlloj si me blerjen e një vizatimi të Mona Lizës. Blerja u realizua duke përdorur kriptomonedhën ether.

Dorsey tha se do të konvertonte ether në bitcoin e më pas ti dhuronte për fondin bamirës Afrikan Give Directly.

Ekspertët e medias sociale thonë se shitja e cicërimave do të bëhet diçka më e zakonshme në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat