Huawei publikon praktikat e novacionit

Shkencë & Teknologji

Huawei publikon praktikat e novacionit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:24
Huawei

Në kuadër të nismës për të qenë më të hapur dhe transparentë me publikun, Huawei publikoi “Raportin mbi Novacionin dhe Pronësinë Intelektuale” gjatë Forumit të mbajtur në selinë e kompanisë në Shenzhen.

Raporti ose i quajtur ndryshe “Libri i Bardhë”, ka në fokus historinë e Huawei në fushën e novacionit, menaxhimit të pronësisë intelektuale dhe përfshin të dhëna e momente historike në lidhje me investimet, kërkimet dhe zhvillimet (R&D) e kompanisë që nisin prej vitit 1990.

Drejtuesi Ligjor i Huawei Song Liuping tha gjatë forumit se, “Ne duam të tregojmë historinë e risive tona gjatë 30 viteve të fundit dhe angazhimin afatgjatë në respektimin, mbrojtjen, dhe kontributin e dhënë lidhur me pronësinë intelektuale. Me anë të këtij raporti, dëshirojmë të tregojmë mënyrën se si Huawei është kthyer në atë që është sot.”

Sipas dokumentit të publikuar, Huawei është kthyer në një nga mbajtësit më të mëdhenj të patentave përmes investimeve të qëndrueshme në novacion. Në fund të vitit 2020, Huawei kishte më shumë se 100,000 patenta aktive në më shumë se 40,000 familje patentash në të gjithë botën.

Jason Ding, Drejtuesi për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale, gjatë fjalës së tij tha se “Novacioni ka qenë fokusi i kompanisë që prej themelimit. Ky raport i vitit 2020 rendit një numër aplikacionesh të lejuara që mban Huawei, Kërkimet dhe Zhvillimet (R&D), si dhe aktivitetet risi të kompanisë që prej fundit të viteve ’90 deri në fillim të viteve 2000.”

Ai gjithashtu shton se “Aplikimet në mbarë botën për patentën e Huawei ishin të njëjta me ato të industrive udhëheqëse në fillim të viteve 2000, dhe suksesi i Huawei sot vjen si rezultat i investimeve afatgjata në novacion dhe R&D.”

Huawei kërkoi për herë të parë patentën në Kinë në vitin 1995, dhe kërkesën për herë të parë për patentë në SHBA në 1999. Në 2008 Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale e listoi Huawei si kompaninë e parë përsa i përket numrit të aplikimeve për patenta. Ndërsa në 2019, Huawei u rendit e dyta në Europë dhe e dhjeta në SHBA për nga numri i patentave të akorduara. Huawei është gjithashtu kompania me numrin më të madh të patentave në Kinë.

Ding vuri në dukje se Huawei synon të arrijë nga 1.2 deri në 1.3 miliardë dollarë amerikanë të ardhura nga patentat e licensuara në periudhën mes viteve 2019-2021.

“Huawei ka qenë një prej kontribuesve më të mëdhenj teknologjikë për standardet 5G dhe ndjek parime të drejta, të arsyeshme dhe jo diskriminuese lidhur me licensimin e patentave”, tha Ding. “Ne shpresojmë që norma e rentës minerare që publikuam sot do rrisë implementimin e 5G duke u dhënë implementuesve një strukturë më transparente të kostos, duke bërë që vendimet e tyre në lidhje me investimet të përparojnë.”

Francis Gurry, ish-drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale tha se, “Duke prezantuar strukturën e tarifës së licencës për patentat thelbësore që lidhen me standardin e 5G, Huawei po promovon përvetësimin dhe përdorimin e gjerë të standardeve të hartuar për të siguruar ndërveprim, besueshmëri dhe konkurrencë transparente, ndërsa në të njëjtën kohë siguron kthim të drejtë për investime në R&D.”

Song deklaroi se Huawei do të prezantojë rregullisht risi të mëtejshme në mënyrë që publiku të kuptojë më mirë praktikat e novacionit të kompanisë. Kjo do të jetë pjesë e nismës së mëtejshme për të qenë më të hapur dhe transparentë me publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat