Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 2 trilionë dollarë

Shkencë & Teknologji

Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 2 trilionë dollarë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:33
Bitcoin

Vlera totale e kriptomonedhave kapërceu 2 trilionë dollarë për herë të parë ditën e Hënë pas rritjes së bujshme të Ether, kriptomonedhës së dytë më të madhe dixhitale.

Në vetëm dy muaj vlera e tregut është dyfishuar sipas uebsajtit të gjurmimit të çmimeve të kriptomonedhave CoinGecko.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, përbën 50% të gjithë vlerës së tregut. Gjatë këtij viti është rritur me 100% duke bërë që edhe kriptomonedhat e tjera të rriten.

Muajin e kaluar Bitcoin arriti deri në 61 mijë dollarë. Megjithatë rritja e fundit ka ardhur si rezultat i ditëve të mira të Ethereum.

Edhe pse të dy kriptomonedhat mbështeten në blockchain, në rastin e ethereum blockchain shërben më tepër si platformë softueri ku zhvilluar mund të ndërtojnë aplikacione të decentralizuara.

Më pas mund të shpenzojnë ether në këto aplikacione. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat