Rritja e vlerës së kriptomonedhave krijoi 9 miliarderë të rinj

Shkencë & Teknologji

Rritja e vlerës së kriptomonedhave krijoi 9 miliarderë të rinj

Më: 9 prill 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustruese

Ndërsa tregu i kriptomonedha nuk po di të ndalet, 9 investitorë të industrisë crypto i janë bashkuar listës vjetore të 35 miliarderëve të Forbes.

Sam Bankman-Fried dhe Michael Saylor janë në mesin e emrave të rinj të kësaj liste ndërsa CEO i Binance Chanpeng Zhao gjithashtu ju bashkua listës.

Bankman-Fried është më i pasur me 8.7 miliardë dollarë pasuri dhe është CEO i FTX. Ndërsa pasuria e CEO të Coinbase Brian Armstrong është rritur nga 1 miliardë dollarë vitin e kaluar në 6.5 miliardë dollarë sot duke mbajtur vendin e dytë.

Edhe institucione të tjera si Hurun Research kanë rënditur Fried dhe Armstrong njëlloj në vendin e parë dhe të dytë për nga pasuria.

Vendin e tretë e zë themeluesi i Ripple Chris Larsen i cili aktualisht është i përfshirë në një betejë ligjore me autoritetet Amerikane me vlerë 1.3 miliardë dollarë. Ai ka një pasuri prej 3.4 miliardë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat