Snap prezanton gjeneratën e katërt të syzeve të realitetit të shtuar

Shkencë & Teknologji

Snap prezanton gjeneratën e katërt të syzeve të realitetit të shtuar

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:10
Evan Spiegel

Snapchat prezantoi ditën e Enjte syzet e reja të realitetit të shtuar. Janë gjenerata e katërt e Spectacles por të parët që vinë me teknologjinë e realitetit të shtuar të integruar.

CEO i kompanisë Evan Spiegel i prezantoi syzet e reja në evenimentin vjetor Partner Summit duke thënë se ato mund të vendosin objektet dixhitale në botën fizike duke e bërë çdo gjë që duket më reale.

Syzet kanë dy kamera, katër mikrofonë, dy altoparlantë stereo dhe kontrolle me prekje. Ekranet kompania i quan “dual 3D waveguide” dhe përdoruesi i syzeve mund të ndërveprojë me elementët AR.

Ato lidhen në mënyrë direkt me lentet AR të Snapchat dhe platformën Lens Studio. Ashtu si Spectacles 3, kompania i pozicionon syzet si një mjet për krijuesit dhe jo përdoruesit e përditshëm të Snapchat.

Spiegel tha se Snap ka testuar syzet me një grup krijuesish dhe artistësh dhe po i ofron përmes uebsajtit por blerësit duhet të bëjnë kërkesë fillimisht.

Ndryshe nga gjenerata e kaluar ato janë më të mëdha se pritet të kushtojnë më shumë sesa Spectacles 3 që shiten aktualisht pë 380 dollarë.

Snap shpreson se syzet do të inspirojnë mënyra të reja të zhvillimit dhe aplikimit të teknologjisë së realitetit të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat