Roveri kinez del nga kapsula e tij në Mars, shfaqen pamje të planetit

Shkencë & Teknologji

Roveri kinez del nga kapsula e tij në Mars, shfaqen pamje të planetit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Roveri kinez “The Zhurong”, i cili ishte ulur në Mars disa javë më parë, ka zbritur nga kapsula e tij në sipërfaqen e planetit.

Kjo e bënë Kinën shtetin e dytë pas Amerikës që operon me një rover atje, shkruan BBC.

“The Zhurong” do të studiojë tokën sipërfaqësore të planetit dhe atmosferën. Po ashtu, do të kërkojë gjithashtu shenja jete, përfshirë ujë ose akull nën sipërfaqe.

Misioni kinez “Tianwen-1” i përbërë nga një orbitë dhe rover, u nis në korrik të vitit të kaluar.

Nënkryetari i komandantit të misionit, Zhang Yuhua, tha se roveri ishte projektuar për të operuar për 92 ditë në Tokë (ose 90 ditë në Mars, të njohura si “sols” të cilat janë pak më të gjata se ditët e Tokës) dhe do të ndante të dhënat e tij përmes orbitës.

“Ne shpresojmë që do të mund të marrim një mbulim gjithëpërfshirës të topografisë marsiane, formës së tokës dhe mjedisit, dhe të dhënat eksploruese të radarit që do t’i zbulojë nën sipërfaqen e Marsit gjatë një viti marsian”

“Duke vepruar kështu, vendi ynë do të ketë të dhënat tona të bollshme dhe të dorës së parë në lidhje me burimet e Marsit”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat