Britaniku u bë miliarder pasi zhvilloi një aplikacion të video-konferencave gjatë pandemisë

Shkencë & Teknologji

Britaniku u bë miliarder pasi zhvilloi një aplikacion të video-konferencave gjatë pandemisë

Më: 24 maj 2021 Në ora: 22:06
Britaniku

Një 26-vjeçar është bërë një ndër miliarderët më të rinj në Britani, pasi lansoi një firmë të ngjarjeve online në fillim të mbylljes së aplikuar shkaku i pandemisë, raporton “Daily Mail”.

Johnny Boufarhat zhvilloi aplikacionin e video-konferencave të njohur si Hopin, pasi kishte mbetur i shtrirë në shtrat me një sëmundje autoimune.

Për vetëm një vit, i diplomuari në Universitetin e Manchesterit, është transferuar në një prej sipërmarrësve më të shquar të teknologjisë në Evropë.

Aplikacioni lejon që konferencat të transmetohen drejtpërdrejt dhe vlera sillet në 4.1 miliardë funte, e vlera e aksioneve të tij si themelues janë afro 1.5 miliardë funte.

Ai zë vendin tash në mesin e personave më të pasur në Britani dhe po ashtu në botë.

Boufarhat është lindur në Sydney pasi prindërit e tij – inxhinier i mekanikës dhe kontabilist – u zhvendosën në Australi nga Libani gjatë luftës civile në vitet 1975-1990.

Familja më pas u zhvendos në Los Angelos, pastaj në Dubai, para se Boufarhat të arrinte në Britani për të studiuar inxhinieri mekanike.

Pasi diplomoi, ai u godit nga një sëmundje misterioze që ia pamundësonte të ngrihej nga shtrati në apartamentin e të dashurës së tij në qendër të Londrës.

Atëherë nisi të punonte në aplikacionin e tij. Pasi u diagnostikua me një sëmundje autoimune, ai e rimori veten duke u kthyer në një dietë me ushqime vetëm organike.

Boufarhat lansoi aplikacionin Hopin në mars të vitit të kaluar, dhe pas kësaj thoptë se “çdo gjë ishte çmenduri”.

Gjatë pandemisë, baza e përdoruesëve u rrit në pesë milionë, me 80 mijë organizata përfshirë American Expressin dhe Hewlett-Packardin që e përdorin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat