Shitjet e kompjuterëve goditen nga mungesa e çipeve

Shkencë & Teknologji

Shitjet e kompjuterëve goditen nga mungesa e çipeve

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Edhe pas lehtësimit të masave njerëzit vazhdojnë të blejnë kompjuterë personalë me ritmin e pandemisë. kjo ka bërë që Dell Technologies Inc dhe HP Inc të raportojnë të ardhura përtej parashikimeve të Wall Street për tremujorin e parë të vitit. 

Pavarësisht kësaj, askionet e Dell ranë me 1%, ndërsa ato të HP ranë me 6%, pasi dy kompanitë paralajmëruan që mungesa e çipit kompjuterik mund të ndikojë aftësinë e tyre për të përmbushur kërkesën për laptopë këtë vit. 

HP Inc, e cila renditet e dyta midis prodhuesve botëror të PC-ve, tha se mungesat mund të limitojnë aftësinë për të prodhuar kompjuterë personalë dhe printerë deri në fund të këtij viti. 

Por përsëri, kompanitë liderë në industrinë e pajisjeve kompjuterike, u shprehën se pritet që kërkesa për laptopë do të vazhdojë të rritet për shkak të punës dhe shkollimit në distancë. 

Dërgesat globale të kompjuterëve personalë u rritën me 55.2% gjatë tremujorit të parë. 

Ndërsa Dell tha se të ardhurat nga shitja e kompjuterëve desktop, notebook-ëve dhe tabletëve u rritën me 20% në 13.31 miliard dollarë në tremujorin e raportuar. 

Shitjet nga kompjuterët personalë të HP u rritën me 27% në periudhën Janar-Prill, ndërsa shitjet e notebook-ëve u rritën me 47% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat totale të Dell u rritën me 12% në 24.49 miliardë dollarë në tremujorin e parë, ndërsa HP raportoi të ardhura totale prej 15.9 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat