Ngrohja globale po zhvendos polet e Tokës

Shkencë & Teknologji

Ngrohja globale po zhvendos polet e Tokës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ngrohja globale e planetit, ka shkaktuar një pasojë mbase më pak të dukshme se sa të tjerat: zhvendosjen e poleve të Tokës. Sipas një studimi të botuar në “Geophysical Research Letters”të kryer nga një grup studiuesish nga Instituti i Shkencave Gjeografike dhe i Studimit të Burimeve Natyrore të Universitetit Akademik të Shkencave në Kinë, rritja e temperaturës së Tokës e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, ka pasur një ndikim të madh në polet tokësore, të cilat kanë ndryshuar pozicion.

Le ta themi menjëherë: Nuk është ndonjë gjë alarmante apo veçanërisht të rrezikshme.

Pasi në fakt polet e Tokës janë në lëvizje të vazhdueshme për shkak të shumë faktorëve të ndryshëm, edhe pa dukurinë që po shkakton pasoja të mëdha në jetën e Tokës.

Për shembull, mjafton të mendoni se në të kaluarën, pas tërmeteve me magnitudë 8 ose 9 të shkallës Rihter, u regjistrua për disa sekonda një zhvendosje e poleve prej disa dhjetëra centimetrash.

A është e mundur?

Por si mund të ndikojë ngrohja e planetit në pozicionin e poleve? Studiuesit kinezë kanë zbuluar se shkaku i kësaj zhvendosjeje, është shkrirja e akullnajave të mëdha të Tokës. Në fakt, dihet prej kohësh se rishpërndarja e ujit që mbush oqeanet e mëdha ndikon në pozicionin e poleve.

Për këtë arsye shkencëtarët nisën studimin nga një hipotezë shumë e thjeshtë:cilat mund të jenë pasojat gjeologjike nëse akulli i Tokës do të shkrijë brenda një kohe të shkurtër? Sipas Vincent Hamfrit, klimatolog në Universitetin e Zyrihut që komentoi mbi këtë studim, ideja e shkencëtarëve kinezë ishte e saktë:“Meqë Toka rrotullohet rreth boshtit të saj si një fugë, nëse ndryshon shpërndarja e masave në majë të kësaj fuge të stërmadhe, ajo do të fillojë të lëkundet pasi do të ndryshojë edhe boshti i rrotullimit”.

Të dhënat fillestare

Studiuesit kinezë u mbështetën tek të dhënat e mbledhura nga “Gravit Recover and Climate Experiments” (Grace), një misioni hapësinor nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania që nisi në vitin 2002, por edhe nga të dhënat e misioneve pasuese.

Dhe po flasim për misione që kanë analizuar me një saktësi ekstreme variacionet e fushës gravitacionale të Tokës. Duke krahasuar këto variacione, me ato të regjistruara në shpërndarjen e masave ujore të prodhuara nga shkrirja e akullit polar ndër vite, ishte i mundur identifikimi i një lidhjeje të rëndësishme midis dy fenomeneve. Bashkë me të u konfirmua se ndryshimet në masat e ujit mund të zhvendosin polet e Tokës. /Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat