YouTube do të sjellë një funksion të shumëpritur

Shkencë & Teknologji

YouTube do të sjellë një funksion të shumëpritur

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:20
YouTube

YouTube do të sjellë një funksion të shumëpritur në iPhone: picture-in-picture (PiP). Të gjithë përdoruesit premium do të kenë akses fillimisht ndërsa në vijim do të ofrohet për të gjithë përdoruesit iOS pa përjashtim.

Me Picture-in-Picture përdoruesit shohin një mini-player të vogël i cili qëndron i hapur për videon e fundit që keni luajtur në aplikacionin YouTube ndërsa ju vazhdoni me aplikacione të tjera.

Apple solli PiP në iOS 14 vitin e kaluar. Shumë aplikacione si Netflix, Twitch, Amazon Prime Video, Disney+ dhe AppleTV e mbështetin.

Edhe pse në Android PiP ishte i disponueshëm që prej 2018-ës, YouTube nuk e ka ofruar në iOS. Andaj mbetet një prej funksioneve më të kërkuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat