OneDrive pajiset me mjetet për modifikimin e fotove

Shkencë & Teknologji

OneDrive pajiset me mjetet për modifikimin e fotove

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:05
OneDrive

OneDrive është përdorur gjerësisht nga përdoruesit e Windows 10-ës si një hapësirë për ruajtjen e fotove por ka qenë pak problem menaxhimi i fotove.

Por Microsoft tashmë ka një përgjigje dhe ka shtuar funksione të reja në shërbimin cloud duke e bërë shumë më të lehtë editimin e fotove.

Megjithatë nuk janë fuqi edituese në nivelin e Photoshopit. Ato shërbejnë për të bërë modifikime të thjeshta pa pasur nevojë të përdorni një editor të jashtëm.

Me mjetet e reja mund të prisni fotot, të ndryshoni drejtimin e tyre, të ndryshoni ngjyrat, shkëlqimin e kontrastin.

Pasi të keni realizuar modifikimet, OneDrive ju jep mundësinë të zëvendësoni foton e re me të vjetrën ose ti ruani të dyja.

Të gjitha këto veçori janë të disponueshme nga ky moment në versionin Web dhe Android të OneDrive. Përdoruesit e iOS duhet të presin deri nga fundi i vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat