Lançohet versioni i parë i Windows 11-ës, ja sesi ta shkarkoni

Shkencë & Teknologji

Lançohet versioni i parë i Windows 11-ës, ja sesi ta shkarkoni

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 17:24
Windows 11

Microsoft lançoi ditën e Hënë versionin e parë eksperimental të Windows 11-ës. Anëtarët e programit insajder mund të shkarkojnë Windows 11 Preview me numër ndërtimi 22000.15 nga ky moment dhe të kenë akses në menunë e re Start, funksionet multitasking dhe një Microsoft Store të ridizajnuar.

Shumica e ndryshimeve vizuale të Microsoft prezantuar në aktivitetin e javës së kaluar do të jenë të disponueshme në këtë version të parë eksperimental. Menuja e qendërzuar Start është pjesë e ndërtimit së bashku me skajet e rrumbullakosura, qendrën e njoftimeve e shumë të tjera.

Nëse kompjuteri juaj ka një akselerometër, ekrani i kyçjes së Windows 11-ës do të ketë një efekt parallax.

Ende dy funksione shumë të rëndësishme mungojnë me këtë version eksperimental: Microsoft Teams dhe aplikacionet Android. Të dy funksionalitetet janë në zhvillim dhe po testohen nga Microsoft përpara se të shfaqen në ndërtimet e ardhshme eksperimentale.

E gjitha që duhet të bëni është të regjistroheni në programin Windows Insiders dhe më pas të navigoni në Settings – Update & Security – Windows Insider Program në kompjuterin tuaj Windows 10. Aty duhet aktivizuar Dev Channel dhe kështu mund të shkarkoni ndërtimet eksperimentale të Windows 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat