Kompania që ndërton procesorët për smartfonët Android shet një smartfon

Shkencë & Teknologji

Kompania që ndërton procesorët për smartfonët Android shet një smartfon

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Qualcomm, kompania pas procesorëve Snapdragon që gjenden thuajse në të gjithë telefonët tanë Android, ka vendosur të ndërtojë smartfonin e vet.

Në bashkëpunim me Asus ka ndërtuar një pajisje që e quan Smartphone for Snapdragon Insiders, dhe kushton 1,500 dollarë. Siç edhe emri e sugjeron, nuk është një smartfon për të gjithë por për komunitetin e Snadragon Insider që Qualcomm e lançoi vitin e kaluar.

Është një ide interesante deri diku e pakuptimtë sepse nuk bën asgjë ndryshe nga smartfonët e tjerë kur flitet avantazhimin që duhet ta karakterizojë si teknologji e Qualcomm.

Specifikat janë ato që presim nga një smartfon flagship: Ekran 6.78-inç 144Hz OLED, Snapdragon 888, 16GB RAM, 512GB memorie dhe Android 11. Bateria prej 4,000 mAh nuk është ndërsa bateritë me kapacitetin më të lartë por teknologjia Qualcomm Quick Charge 5 me 65W duhet ta karikojë në pak minuta.

Në pjesën e pasme janë tre kamera 64-megapiksel parësore, 12-megapiksel ultra-wide dhe 8-megapiksel telefoto 3X. Qualcomm thotë se kanë cilësinë e një kamere profesionale.

Smartfoni del në shitje për, 1,499 dollarë në Gusht në SHBA, Kinë, Britani dhe Gjermani. Gradualisht do të shitet në më shumë vende të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat