PayPal rrit limitet e blerjes së kriptomonedhave

Shkencë & Teknologji

PayPal rrit limitet e blerjes së kriptomonedhave

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 16:33
PayPal

PayPal rriti kufirin e kriptomonedhave që përdoruesit mund të blejnë me 5 herë. Konkretisht në një javë përdoruesit mund të blejnë deri në 100 mijë dollarë bitcoin ndryshe nga 20 mijë dollarë që ishte më parë.

Gjithashtu PayPal hoqi limitin vjetor të 50 mijë dollarëve duke ju ofruar përdoruesve më shumë zgjidhje dhe fleksibilitet me blerjen e kriptomonedhave në platformë.

Në Tetor të 2020-ës PayPal për herë të parë lejoi përdoruesit të blejnë kriptomonehda në platformën e saj. Gradualisht shtoi bitcoin, ether, litecoin dhe bitcoin cash në aplikacionin mobil të pagesave Venmo.

Përdoruesit duhet të shpenzojnë minimalisht 1 dodllarë për blerë kriptomonedha. Të gjitha kësaj lëvizje vetëm sa frynë më tutje vlerën e bitcoin që arriti rekoridn e 60 mijë dollarëve në Prill ndërsa sot këmbehet me 31 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat