Kina “hap” epokën e re në energji, panele diellore në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Kina “hap” epokën e re në energji, panele diellore në hapësirë

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 00:04
Panele diellore në hapësirë

Kina po përgatitet të “revolucionarizojë” fushën e prodhimit të energjisë elektrike, pasi dëshiron të dërgojë panele diellore që do të fuqizojnë të gjithë planetin në…hapësirë. Zyrtarët kinezë tashmë kanë filluar punën në planin e tyre ambicioz, i cili do të bazohet në ngritjen e një qendre të re kërkimore për të studiuar energjinë diellore në hapësirë.

Në përpjekje për të zgjidhur problemin e ndryshimit të klimës, ata planifikojnë të dërgojnë sisteme fotovoltaike 23,000 milje nga Toka, të cilat do të “marrin” sasi të mëdha të energjisë diellore, të afta për të përmbushur nevojat e zonave të mëdha dhe qyteteve me popullsi dhe nevoja të mëdha.

Panelet diellore në hapësirë ​​do të thithin rrezet e diellit dhe do të kanalizojnë energjinë në panelet diellore në sipërfaqen e Tokës, ku do të bëhet shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike.

Studimet e deritanishme kanë treguar se një stacion diellor hapësinor do të ishte një burim i qëndrueshëm energjie pasi nuk ka re që bllokojnë rrezet e diellit, me zero emetime karboni.  Në këtë mënyrë ata vlerësojnë se ndotja dhe barra e atmosferës dhe e mjedisit, përkatësisht, do të shmangen.

Gjithashtu vlen të përmendet se sasitë e energjisë së prodhuar do të jenë proporcionale me energjinë e centraleve bërthamore. Ekipi kinez po punon për t’u siguruar që brenda dekadës së ardhshme do të jetë në gjendje të lëshojë një sërë panelesh diellore në hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat