Studimi i ri: Në planetet nomadë mund të ketë jetë!

Shkencë & Teknologji

Studimi i ri: Në planetet nomadë mund të ketë jetë!

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Planetët nomadë, pra planetët që nuk orbitojnë rreth një ylli, mund të jenë ata që bartin jetë në oqeanet e fshehura, të ngjashme me të Tokës, thuhet në një studim të ri.Instituti i Teknologjisë në Florida hedh idenë se planetët nomadë mund të krijojnë kushtet e përshtatshme për të jetuar, të cilat ndodhen midis ftohtësisë së hapësirës dhe bërthamës së tyre.

I ftohti i hapësirës nuk do i lejonte oqeanet të ishin të lëngshëm, por biosfera e planetit mund të mbrohej nga i ftohti me një shtresë akulli.

Bërthama e planetit do ta ngrohte duke krijuar oqeane njësoj si në Tokë.

“Ne i mendojmë planetet të lidhur me yjet, si Marsi që mund të kenë jetë, por në pafundësinë e hapësirës mund të ketë planete që enden së bashku me biosfera e tyre të pasura”, tha Manasvi Lingham, udhëheqësi i kërkimit.Sipas një vlerësimi të vitit 2019, vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë më shumë se 50 milionë trupa qiellorë të këtij lloji dhe kjo hap mundësinë për të kërkuar një që ka oqeane si Toka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat