Katastrofat natyrore të para nga hapësira, astronauti francez ngre alarmin mbi pasojat e ndryshimeve klimatike

Shkencë & Teknologji

Katastrofat natyrore të para nga hapësira, astronauti francez ngre alarmin mbi pasojat e ndryshimeve klimatike

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Nga zjarret në pyje tek uraganet, Tomas Pesquet ka qenë dëshmitar i fatkeqësive natyrore që kanë përfshirë planetin në 6 muajt e fundit, por nga një këndvështrim unik.

Teksa përfundoi misionin e tij të dytë në Stacionin hapësinor Ndërkombëtar, astronauti francez foli mbi shqetësimet për të ardhmen e planetit.

“Të shohësh uraganet nga hapësira dhe zjarret që përfshinë pyet, ishte diçka që s’e kam hasur më parë, as në misionin tim të parë. Zjarre të një përmase të pabesueshme, me shtëllunga tymi, që mund të shiheshin nga hapësira për ditë me radhë. Ishte mbresëlënëse kur mendon për energjinë dhe dëmin që u shkaktua për ata njerëz që patën fatin e keq të prekeshin drejtpërdrejtë nga këto katastrofa”, tha astronauti francez, Thomas Pesquet.

Pasquet tha se të shihje Tokën nga sipër, për herë të dytë në 5 vite, e ka ndërgjegjësuar mbi balancën delikate të planetit.

“Ndotja e lumenjve apo erozioni i shtretërve të tyre, që në rrugëtimin për në det shkatërrojnë tokat e banuara; ndotja e ajrit, shkrirja e akujve, prerja e pyjeve, të gjitha këto mund të shihen nga hapësira”, u shpreh astronauti.

Duke mos fshehur shqetësimin e tij, në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Klimën, astronauti francez u shpreh se pamje të tilla të mbeten në mendje për gjithë jetën.

Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura dhe vëzhgimet e bëra nga stacioni hapësinor, Pesquet shprehet se të gjithë duhet të shqetësohen mbi ndryshimet klimatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat