Peru, zbulohet trupi i një mumie

Shkencë & Teknologji

Peru, zbulohet trupi i një mumie

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një grup arkeologësh në Peru kanë zbuluar trupin e një mumie, që mund të jetë 800-1200 vjeçare. Kjo mumie para-inkase u zbulua në kompleksin arkeologjik që ndodhet në lindje të Limas.

Mumia u gjet në një pozicion të mbledhur dhe e lidhur me litarë në të gjithë trupin.

Pranë saj u gjetën edhe objekte të tjera si tenxhere dhe poçe prej qeramike.

Sipas mediave lokale, arkeologët shpresojnë se ky zbulim do të hedhë dritë mbi kulturën Chaclla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat