Zbulohen pagat e majme që marrin inxhinierët e TikTok

Shkencë & Teknologji

Zbulohen pagat e majme që marrin inxhinierët e TikTok

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 08:28
TikTok

Pozita e inxhinierit është njëra nga pozitat më të vlerësuara brenda kompanisë TikTok, gjigantit të platformës mediale.

Kompania, e cila është në pronësi të ByteDance, aktualisht liston afërsisht 3,500 vende pune në bordin e saj të punës, dhe më shumë se 600 prej tyre përfshijnë “inxhinier” në titull, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe në këtë drejtim, Business Insider ka analizuar zbulimet e lëshuara nga Zyra e SHBA-së për Certifikimin e Punës së Jashtme për vizat e punës për të hedhur dritë mbi atë që TikTok dhe kompania mëmë ByteDance paguajnë për rolet inxhinierike.

Të dhënat publike pasqyrojnë se sa ofroi kompania për të paguar punonjësit e huaj që kërkonte të punësonte në SHBA.

Sipas mediumit në fjalë, aty përfshihen pagat për nga 386 aplikacione për certifikim të të huajve që u dorëzuan nga TikTok dhe ByteDance, dhe të certifikuara midis 1 tetorit 2019 dhe 30 shtatorit 2021. Nga ato aplikime, 226 ishin për role të lidhura me inxhinierinë.

Kështu, bazuar në të dhënat, TikTok dhe ByteDance u ofruan stafit në role inxhinierike, paga bazë vjetore që varionin nga 120,000 deri në 480,000 dollarë.

Në këtë drejtim, siç është bërë e ditur më tej, një inxhinier i softuerit celular, iOS paguhet deri në 215,000 dollarë ndërsa një inxhinier i rrjetit deri në 180,000 dollarë.

Gjithashtu, një Inxhinier i Softuerit të Rrjetit – SDN thuhet se paguhet deri në 288,000 dollarë, ndërkohë që një Inxhinier i Gjuhëve të Programimit deri në 240,000 dollarë; Inxhinier Kërkimor: 150,000 dollarë mesatare; duke filluar nga 120,000 dollarë deri në 220,000 dollarë; si dhe inxhinier sigurie deri në 168,000 dollarë.

Veç këtyre, thuhet se një Inxhinier i Lartë Softuerësh paguhet rreth 250,000 dollarë mesatarisht – duke filluar nga 184,080 dollarë në 270,000 dollarë; zhvillues i softuerit: mesatarja 180,000 dollarë – duke filluar nga 120,000 dollarë deri në 250,000 dollarë; si dhe Inxhinieri i Mbështetjes së Teknologjisë me rreth 218,360 dollarë.

Ndërkohë një Drejtor i Lartë i Inxhinierisë thuhet se ka një pagë vjetore mesatare rreth 460,000 dollarë -duke filluar nga 440,000 dollarë deri në 480,000 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat