Robotë e gjallë të krijuar nga dora e njeriut tani mund të riprodhohen

Shkencë & Teknologji

Robotë e gjallë të krijuar nga dora e njeriut tani mund të riprodhohen

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Shkencëtarët amerikanë që krijuan robotët e parë të gjallë thonë se format e jetës, të njohura si ‘ksenobotët’, tani mund të riprodhohen – dhe në një mënyrë që nuk shihen te bimët dhe kafshët.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, të formuara nga qelizat burimore të bretkosës me kthetra afrikane (Xenopus laevis) nga e cila ka marrë emrin, ksenobotët janë më pak se një milimetër të gjerë. Blloqet e vogla u zbuluan për herë të parë në vitin 2020 pasi eksperimentet treguan se ato mund të lëviznin, të punonin së bashku në grupe dhe të vetë-shëroheshin.

Tani shkencëtarët që zhvilluan ato në Universitetin e Vermontit, në Universitetin Tufts dhe te Instituti Wyss për Inxhinierinë e Frymëzuar Biologjikisisht në Universitetin e Harvardit thanë se ata kanë zbuluar një formë krejtësisht të re të riprodhimit biologjik të ndryshëm nga çdo kafshë apo bimë e njohur për shkencën.

“Unë u mahnita nga kjo”, tha Michael Levin, një profesor i biologjisë dhe drejtor i Qendrës së Zbulimit Allen në Universitetin Tufts, i cili ishte bashkëautori i kërkimit të ri.

“Bretkosat kanë një mënyrë riprodhimi që e përdorin normalisht, por kur ju … çlironi (qelizat) nga pjesa tjetër e embrionit dhe u jepni atyre një shans të kuptojnë se si të jenë në një mjedis të ri, jo vetëm që ato zbulojnë një mënyrë të re për të lëvizur, por ata gjejnë gjithashtu një mënyrë të re për t’u riprodhuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat