Teleskopi Hubble sërish është funksional, pasi për një muaj ishte në “komë”

Shkencë & Teknologji

Teleskopi Hubble sërish është funksional, pasi për një muaj ishte në “komë”

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Teleskopi Hubble i agjencisë amerikane hapësinore NASA që “ishte në komë” që kur ka pasur rrjedhe në sistem në fund të tetorit, është bërë e ditur se sërish është plotësisht funksional.

Pas një sërë gabimesh në sinkronizimin e instrumenteve që kërkonin aktivizimin e punës së sigurtë të tij, NASA pretendon se teleskopi funksionon tani normalisht pasi që katër instrumente po mbledhin të dhëna ashtu siç edhe parashikohet.

Më 23 tetor, NASA për herë të parë vërejti që instrumentet e Hubble nuk po pranojnë porositë nga njësitë kontrolluese e teleskopit, e problemet me komunikim vazhduan edhe ditëve në vijim.

Kështu NASA ndërhyri për të rifreskuar sistemin e sigurisë, dhe ta “zgjoj” nga gjumi pas më shumë se një muaji. Fikja e tij ishte më e gjata, pasi edhe më parë ishte futur në “komë” për të kryer riparime të ndryshme.

Ky teleskop është 31 vjet i vjetër dhe na jep informacione për jetën në hapësirë, por NASA pret që të punojë së bashku me teleskopin James Webb edhe për shumë vite.

Megjithatë kjo nuk e ndali agjencinë amerikane të hapësirës që të punojë në zhvillimin e një teleskopi të ri – më të avancuar, që pritet të futet në punë më 22 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat