Kësaj radhe kishte “dy mysafirë nderi”, ekuipazhi i Blue Origin u rikthye me sukses në Tokë

Shkencë & Teknologji

Kësaj radhe kishte “dy mysafirë nderi”, ekuipazhi i Blue Origin u rikthye me sukses në Tokë

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Kompania e raketave e Jeff Bezos, Blue Origin, dërgoi udhëheqësin e Good Morning America, Michael Strahan, vajzën e astronautit të famshëm Alan Shepard, dhe katër klientë me pagesë në një udhëtim “në skajin e hapësirës” të shtunën në mëngjes (sipas kohës lokale).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, grupi “shpërtheu” në orën 9:01 të mëngjesit nga objektet e lëshimit të kompanisë pranë qytetit rural të Van Horn, Teksas, ku Bezos zotëron një fermë të madhe, dhe bëri një fluturim supersonik 10-minutësh që arriti më shumë se 60 milje mbi sipërfaqen e Tokës përpara se “të hidheshin” me parashutë për një ulje.

Dhe pas kësaj, Strahan doli nga kapsula ku u përshëndet nga Bezos.

Strahan dhe Laura Shepard Churchley, babai i së cilës Alan Shepard bëri një fluturim suborbital në vitin 1961 dhe më vonë eci në hënë, hipën së bashku me investitorët Dylan Taylor, Evan Dick dhe Lane Bess, si dhe fëmijën e rritur të Bess, Cameron Bess.

Blue Origin tha se Strahan dhe Shepard Churchley ishin “mysafirë nderi”.

Ky fluturim thuhet se shënon herën e parë që Blue Origin mbushi të gjashtë vendet në raketën dhe kapsulën e saj New Shepard, e cila është emëruar sipas Alan Shepard.

Në dy fluturimet e mëparshme të kompanisë – duke përfshirë fluturimin e korrikut që dërgoi vetë Bezos në hapësirë – ishin zënë vetëm katër nga vendet në kapsulë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat