Blue Origin për herë të tretë dërgon pasagjerë në një udhëtim në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Blue Origin për herë të tretë dërgon pasagjerë në një udhëtim në hapësirë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Kompania Blue Origin fundjavën e kaluar ka dërguar ekuipazhin e tretë me radhë në një udhëtim në hapësirë.

Gjashtë anëtarët që ishin nisur, në mesin e tyre edhe Michael  Straham, Laura Shepard Churchley (vajza e madhe e Alan Shepard, amerikanit të parë që udhëtoi në hapësirë me raketën Neë Shepard).

Lansimi është regjistruar nga Van Horn në Teksas, e tërë fluturimi ka zgjatur pak më shumë se 10 minuta – përfshirë rikthimin në Tokë.

Në kapsulën e re të vendosur në maje të një rakete, ekuipazhi i New Shepard u ngjit në një lartësi prej 100 kilometrave, që konsiderohet kufiri me hapësirën.

E pasi që shijuan “peizazhin” për disa minuta, ata u rikthyen në Tokë duke ateruar në shkretëtirën e Teksasit. Vetë raketa New Shepard gjithashtu është rikthyer në pozitën që ishte para se të ngjitej në ajër.

E pjesë e ekuipazhit ishte edhe Evan Dick, inxhinieri dhe investitori Lane Bass dhe themeluesi i kompanisë Bess Ventures and Advisory që mori me vete të birin Cameron Bass sikurse Dylan Taylor, drejtor i kompanisë Voyager.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat