Elon Musk shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Shkencë & Teknologji

Elon Musk shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 17:35
Elon Musk

Revista Time zgjodhi të hënën themeluesin dhe sipërmarrësin e Tesla-s, Elon Musk, si personin e vitit.

Sipas mediave të huaja, 50-vjeçari, i lindur në Afrikën e Jugut, me ambicie të mëdha, kapërceu rivalin e garës hapësinore dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, për t’u bërë njeriu më i pasur në botë këtë vit.

Në tetor, vlerësimi i kompanisë së tij të makinave elektrike u rrit mbi një trilion dollarë dhe gjatë gjithë vitit kompania e tij SpaceX është bashkuar me agjencinë amerikane të hapësirës NASA për të nisur misione të ndryshme.

“Personi i Vitit është një tregues i ndikimit dhe pak individë kanë pasur më shumë ndikim se @elonmusk mbi jetën në Tokë, dhe potencialisht jetën jashtë Tokës”, shkroi kryeredaktori i Time, Edward Felsenthal në shpalljen e fituesit.

Musk është shfaqur gjithnjë i pranishëm në qarqet amerikane vitet e fundit, madje duke grumbulluar 66 milionë ndjekës vetëm në Twitter.

Ai flet me ambiciozitet për interesin e tij për të kolonizuar Marsin dhe planifikon fluturime orbitale vitin e ardhshëm si pjesë e kthimit të planifikuar amerikan në Hënë.

Dhe ai njihet se “trondit” tregjet dhe vlerën e kriptomonedhave me një postim në Twitter.

Por ndikimi i tij kryesor socio-ekonomik tani për tani është me automjetet e tij novator elektrike. Dhe hapësira është gjithashtu në krye të ambicieve të Musk.

“Qëllimi i tij është ta bëjë njerëzimin një specie për shumë planete”, tha në video kontribuesi dhe autori i Time, Jeffrey Kluger.

Time prezantoi për herë të parë çmimin e saj Person i Vitit në 1927.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat