Safiri i kaltër më i madh në botë, guri i çmuar 310 kilogramësh zbulohet në Shri Lankë

Shkencë & Teknologji

Safiri i kaltër më i madh në botë, guri i çmuar 310 kilogramësh zbulohet në Shri Lankë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Autoritetet në Shri Lankë, kanë prezantuar safirin më të madh natyror në botë me ngjyrë të kaltër, që peshon 310 kilogramë dhe që u gjet në një gropë tre muaj më parë.

Ekspertët lokalë që kanë studiuar safirin, thanë se është një prej gurëve më të rrallë të çmuar në botë, pasi peshon mbi 300 kilogramë, e për organizatat ndërkombëtare një gjë e tillë duhet konfirmuar.

Siç raporton Reuters, safiri është ekspozuar në shtëpinë e burrit që hasi në gropën ku u gjet rreth 65 kilometra në jug të vendit.

Safiri në fakt është gjetur në rajonin Ratnapura, që është i njohur për gurë të çmuar, ku banorët lokalë kishin gjetur më herët koncentrimin më të madh të ashtuquajtur safirë në formë ylli.

Ky vend vitin e kaluar fitoi rreth gjysmë miliardi dollarë nga eksportimi i gurëve të çmuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat