Turqia lëshon në hapësirë satelitin më të fuqishëm

Shkencë & Teknologji

Turqia lëshon në hapësirë satelitin më të fuqishëm

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:14
Sateliti i prodhuar nga Airbus dhe i transferuar nga Franca në SHBA më 29 Nëntor, është sateliti më i fuqishëm turk.

Sateliti i telekomunikacionit të Turqisë u lëshua të dielën nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX në orën 06: 59 të mëngjesit me orën turke.

‘Turksat 5B’ , i cili u nis nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në shtetin amerikan të Floridës, do të arrijë pikën e tij orbitale pas 164 ditësh, e më pas do të fillojë një proces testimi 45-ditor.

Sipas mediave turke, sateliti i prodhuar nga Airbus dhe i transferuar nga Franca në SHBA më 29 Nëntor, është sateliti më i fuqishëm turk.

‘Turksat 5B’ u prodhua me një kontribut nga industria vendase e Turqisë. I pajisur me një sistem impulsiv të gjeneratës së re me energji elektrike, sateliti pritet të zgjasë më shumë se 35 vjet.

Përveç Turqisë, e gjithë Lindja e Mesme, Gjiri Persik, Deti i Kuq, Mesdheu, Afrika Veriore dhe Lindore, Nigeria, Afrika e Jugut dhe vendet fqinje do të mbulohen nga ‘Turksat 5B’. Sateliti tjetër i Turqisë, ‘Turksat 5A’, u lëshua në Janar nga SpaceX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat