​Sekretet e plakjes, shkencëtarët do të dërgojnë qelizat e muskujve njerëzor në hapësirë

Shkencë & Teknologji

​Sekretet e plakjes, shkencëtarët do të dërgojnë qelizat e muskujve njerëzor në hapësirë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Shkencëtarët do të dërgojnë qelizat e muskujve të njeriut në hapësirë për të eksploruar se si njerëzit mund të jetojnë jetë më të gjatë dhe më shëndetshëm.

Projekti MicroAge do të lëshohet në një raketë SpaceX Falcon 9 nesër, me synimin për të arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Ata duan të shohin nëse ne mund ta ngadalësojmë procesin e plakjes

Ekspertët në laborator rritën qelizat e muskujve të njeriut, në madhësinë e kokrrave të orizit, dhe i vendosën në enë të vogla me madhësinë e mprehësit të lapsit. Kur të mbërrijnë në hapësirë, do të nisë një proces stimulimi elektrik që duhet të shkaktojë tkurrje të indeve.

Kur muskujt kalojnë pak kohë pa ndikimin e gravitetit, ata dobësohen, gjë që prek edhe astronautët, shkruan Sky News.

Mostrat e muskujve do të kthehen në Tokë në janar 2022, pas së cilës shkencëtarët nga Universiteti i Liverpulit do t'i analizojnë dhe krahasojnë ato me mostrat në Tokë. Ata shpresojnë se kjo të paktën pjesërisht do të zgjidhë enigmën se pse muskujt dobësohen me kalimin e moshës dhe të shohin nëse ka një mënyrë për të ngadalësuar këtë proces.

"Ne e dimë për një kohë të gjatë që astronautët në hapësirë po humbasin me shpejtësi masën muskulore. Disa kanë pyetur veten nëse mund të jetë një fenomen i plakjes së përshpejtuar," tha biologu Malcolm Jackson nga Universiteti i Liverpool-it.

“Astronautët në ISS stërviten për të paktën 2.5 orë në ditë dhe ende humbin një sasi të konsiderueshme të masës muskulore dhe nuk mund të ecin as për një kohë kur kthehen në Tokë”, shtoi ai.

Ndërsa njerëzit plaken, ata humbasin masën muskulore dhe rrjedhimisht forcën, gjë që mund të ndikojë në aftësitë për të kryer detyrat e përditshme.

Agjencia Britanike e Hapësirës ka siguruar 1.2 milionë funte për këtë eksperiment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat