“Sinjale të pazakonta nga hapësira”/ Ekspertët të befasuar: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë

Shkencë & Teknologji

“Sinjale të pazakonta nga hapësira”/ Ekspertët të befasuar: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë

Më: 17 janar 2022 Në ora: 11:12
Ilustrim

Ekspertët në fushën e astronomisë kanë zbuluar sinjale të pazakonta nga qendra e Galaktikës së Rrugës së Qumështit duke bërë të besojnë se një objekt yjor i pazbuluar mund të fshihet pas tyre.

Objektet në të gjithë galaktikën kanë fusha magnetike të ndryshme që prodhojnë valë sipas NASA-s.

Gjatë ciklit të tij një yll lësho dritë në të gjithë spektrin elektromagnetik, duke përfshirë edhe sinjale të padukshme për syrin e njeriut. Sasia e dritës që lëshon një yll varet nga vendi ku ndodhet gjatë ciklit të tij.

Ziteng Wang, autori kryesor i një studimi mbi gjetjet e publikuara në The Astrophysical Journal dhe një kandidat për doktoraturë në shkollën e fizikës të Universitetit të Sidneit, tha se shkëlqimi i objektit ndryshon në mënyrë të papritur dhe ai ndizet dhe fiket rastësisht.

“Veçoria më e çuditshme e këtij sinjali të ri është se ka një polarizim shumë të lartë. Kjo do të thotë se drita e saj lëkundet vetëm në një drejtim, por ai drejtim rrotullohet me kalimin e kohës,“ tha Wang në një deklaratë. “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat