James Webb fotografoi unazën e përsosur të Ajnshtajnit në hapësirën e thellë

Shkencë & Teknologji

James Webb fotografoi unazën e përsosur të Ajnshtajnit në hapësirën e thellë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Që kur u publikuan imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb në muajin korrik, shumë janë magjepsur nga fotografitë mahnitëse të pafundësisë së hapësirës: nga imazhet tepër të detajuara të Jupiterit deri te ylli më i largët i njohur.

Tani Webb na befasoi përsëri. Përkatësisht, ai ka kapur një pamje që do t’u marrë frymën shumë njerëzve – efekti i lenteve gravitacionale, i cili është një shembull i përsosur i unazës së Albert Ajnshtajnit. Ky fenomen është i pabesueshëm 12 miliardë vite dritë larg nesh; që do të thotë se ne me të vërtetë po shikojmë në të kaluarën e largët.

Një nga avantazhet e lenteve gravitacionale është se ky fenomen i lejon shkencëtarët të studiojnë më mirë galaktikat e largëta, të cilat përndryshe do të ishin të padukshme për ne.

Galaktikat masive më të afërta shtrembërojnë vazhdimësinë kohë-hapësirë me gravitetin e tyre dhe kështu përkulin shtigjet e dritës, ngjashëm me atë që bëjnë thjerrëzat. Në këtë mënyrë, ata veprojnë si teleskopë kozmikë natyrorë, shpjegon NASA.

Në këtë rast, graviteti i një galaktike përkuli dritën e një galaktike të sfondit të largët (të quajtur SPT-S J041839-4751.8.) dhe e ktheu atë në një kurbë, domethënë, e zmadhoi imazhin e saj dhe e shtriu atë në një unazë pothuajse të përsosur.

Prandaj, ky përfaqësim nuk ekziston në vetvete. Efekti ndodh vetëm kur një galaktikë e largët dhe një galaktikë më e afërt rreshtohen përpara teleskopit, i cili shërben si lente.

Brenda teorisë së tij të përgjithshme të relativitetit, Ajnshtajni supozoi ekzistencën e lenteve të tilla gravitacionale. Objekte si këto janë ideale për të studiuar galaktikat që shpesh janë shumë të zbehta dhe të largëta për t’u parë pa këtë efekt, shkruan sciencealert.

Edhe pse është një fenomen i rrallë, Hubble ka bërë më parë foto të unazave spektakolare të Ajnshtajnit. Webb kapi unazën e Ajnshtajnit SPT-S J041839-4751.8. më herët në gusht, dhe u përpunua, u ngjyros dhe u publikua nga një student i astronomisë me pseudonimin Spaceguy44.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat