​Astrobiologët thonë se planeti tokë mund të jetë një ‘qenie inteligjente’ !

Shkencë & Teknologji

​Astrobiologët thonë se planeti tokë mund të jetë një ‘qenie inteligjente’ !

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

A mundet që toka të jetë e gjallë apo të ketë një mendje të sajë? Kjo është pyetja që ngrejnë një grup studiuesish në eksperimentin e tyre të fundit, megjithëse mund të duket mahnitëse apo dhe e pabesueshme për t’u besuar.

Studimi, është publikuar në një edicion të revistës ‘International Journal of Astrobiology’ teksa analizon konceptin e “inteligjencës planetare,” që i referohet me sa duket një ‘sensi konjicioni’ i trupit planetar. Ata besojnë se kjo ide mund të na ndihmojë në trajtimin e sfidave globale dhe ndoshta në kërkimin e jetëve jashtë tokësore. Duke përmendur provat se rrjetet nëntokësore të sistemeve kërpudhore mund të komunikojnë mes tyre, studiuesit argumentojnë se sistemet e mëdha të jetës krijojnë një inteligjencë të madhe të panjohur, që ndikon në mënyra drastike në të gjithë planetin. Ata paralajmërojnë gjithashtu se njeriu, është specia kryesore që shkakton ndryshime në planet me anë të ndotjes dhe aktivitetit të tij. 

“Ne nuk kemi ende aftësinë për të reaguar sipas interesave më të mira të planetit”, thotë Adam Frank, profesor fizike në universitetin britanik të Rochester, bashkë autor i studimit.

Kritikët thonë se kjo shkollë e inteligjencës planetare mund të sjellë shpejt intepretime radikale. Nëse ekziston një trup kolektiv njohurie, i cili prodhohet përgjatë masës së kohës e hapësirës dhe kalon nga një specie te tjetra e planetit, atëherë sipas këtyre studiuesve koncepti i funksionimit të planetit në mënyrë të vetë-mjaftueshme do te ishte shumë më i vërtetë./TCh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat