​NASA anulon lansimin e raketës në Hënë për shkak të uraganit

Shkencë & Teknologji

​NASA anulon lansimin e raketës në Hënë për shkak të uraganit

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) njoftoi se do të tërheqë raketën e saj Artemis I, e cila duhej të fluturonte në Hënë, nga platforma e lëshimit në Florida për shkak të afrimit të uraganit Jan.

NASA thotë se automjeti Space Launch System (SLS) do të kthehet në punëtorinë e saj inxhinierike për ta mbrojtur atë, raporton BBC.

Uragani Jan po lëviz nëpër Gjirin e Meksikës dhe pritet të zbresë në Florida të enjten, me erëra të forta dhe shira të dendur që parashikohen për Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida.

BBC shton se fluturimi i parë i SLS ka të ngjarë të shtyhet në nëntor. Artemis I është i pari në një seri misionesh në të cilat njerëzit do të vendosin sërish këmbën në sipërfaqen e Hënës pas 50 vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat