Orioni i NASA-s rrëzohet sot në oqeanin Paqësor pas misionit historik në Hënë

Shkencë & Teknologji

Orioni i NASA-s rrëzohet sot në oqeanin Paqësor pas misionit historik në Hënë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 11:32
Në fund të nëntorit, kapsula arriti pikën e saj më të largët në hapësirë, duke u larguar 432,210 km (268,563 milje) nga Toka.

Kapsula Orion e NASA-s do të rrëzohet në oqeanin Paqësor pas përfundimit të një fluturimi testues tre-javor në Hënë dhe hapësirë. Misioni kishte për synim të dërgonte pamje më të qarta nga Hëna dhe për të çuar më pas austronautë atje, shkruan AL Jazzera.

Deri më tani, fluturimi i Orionit ka shkuar shumë mirë, sipas NASA-s. Në fund të nëntorit, kapsula arriti pikën e saj më të largët në hapësirë, duke u larguar 432,210 km (268,563 milje) nga Toka.

Anija kozmike – e cila pritet të hyjë në atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 40,000 km/h do të duhet të përballojë një temperaturë prej 2,800 gradë Celsius.

Pasi të jetë në ujë, NASA do ta lërë Orionin të notojë për dy orë në mënyrë që të mbledhë të dhëna që janë thelbësore për misionet e ardhshme.

Nëse misioni ka sukses, një fluturim me ekuipazh Artemis II rreth Hënës dhe mbrapa mund të vijë që në vitin 2024. NASA pritet të emërojë së shpejti astronautët e përzgjedhur për këtë udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat