Teknologjia e re me inteligjencë artificiale mund të parashikojë cunamit brenda një sekonde

Shkencë & Teknologji

Teknologjia e re me inteligjencë artificiale mund të parashikojë cunamit brenda një sekonde

Më: 3 janar 2023 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Japonia ishte goditur në vitin 2011 nga një cunami i fuqishëm që ia mori jetën 18.500 njerëzve, e prej asaj kohe ky vend i është dedikuar parandalimit të pasojave të ngjashme në të ardhmen.

Hulumtimet në laboratorin RIKEN Prediction Science Laboratory, përfshin mësimin e makinerisë me qëllim të parashikimit të saktë të ndikimit të një cunami në më pak se një sekondë.

“Përparësia e metodës tonë është shpejtësia e parashikimit, që është kyçe për paralajmërim të hershëm. Modelet konvencionale për cunami japin parashikime pas 30 minutave, që është shumë vonë. Modeli ynë e kryen këtë shumë më shpejtë – pra në sekondë”, tha hulumtuesi Iyan Mulia.

Për  t’u arritur kjo, në brigje është vendosur rrjeti më i madh i sensorëve në botë, që përcjell lëvizjen e fundit të oqeanit. Rreth 150 stacione e përbëjnë këtë rrjet dhe punojnë së bashku për të siguruar paralajmërim të hershëm për cunami.

Për të pasur efikasitet, të dhënat që mblidhen nga sensorët që varen larg përreth brigjeve, dërgojnë sinjale. Kjo zakonisht kërkon rreth 30 minuta me një kompjuter të zakonshëm, e me këtë metodë nevojitet shumë më pak kohë – që do të jetë mjaftueshëm për evakuim.

RIKEN që funksionon me inteligjencë artificiale, ka rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve sepse u jep njerëzve të paktën 30 minuta kohë të ikin para se të godet cunami.

Ekipi i RIKEN “ka veshur” sistemin me makineri që vihet në funksion nga 3 mijë kompjuterë që parashikojnë 480 skenarë të ndryshëm. Ky model do të mund të funksiononte në të gjitha katastrofat natyrore, ku koha është faktori kyç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat