Konkurrenti i Elon Musk, lanson satelitët në hapsirën qiellore!

Shkencë & Teknologji

Konkurrenti i Elon Musk, lanson satelitët në hapsirën qiellore!

Më: 8 janar 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Virgin Orbit i Richard Branson, do të kryejë lansimin e parë satelitor të Britanisë!

Sipas BBC, Virgin Orbit, në pronësi të Virgin Group dhe Richard Branson, do të kryejë lansimin e parë të satelitit nga toka britanike të hënën në mbrëmje.

Një Boeing 747 është planifikuar të ngrihet nga aeroporti i Cornwall.

Avioni mban raketën e Virgin's LauncherOne, e cila do të transportojë satelitët në orbitë rreth Tokës.

“Pasi u siguruam se të gjitha aspektet teknike janë në rregull, është e kënaqshme të shohësh që ky rrugëtim historik së shpejti do të japë frytet e tij. Nisja përfaqëson një epokë të re për industrinë britanike të hapësirës, ​​si dhe partneritete të reja ndërmjet industrisë, qeverisë dhe aleatëve”, thotë CEO Dan Hart i Virgin Orbit!

Raketat janë dërguar në hapësirë ​​nga Britania më parë, por jo për të dërguar satelitë në orbitë. Nisjet e mëparshme kanë qenë pjesë e stërvitjeve ushtarake dhe projekteve kërkimore atmosferike, ku raketat kanë rënë përsëri në sipërfaqen e tokës më pas.

Ngarkesa e ngritur nga raketa e Virgin's Launcher One është planifikuar të rrotullohet rreth Tokës dhe pastaj do të hidhet në një lartësi prej 555 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës.

Misioni mbulon lëshimin e nëntë satelitëve, sipas BBC, ku Zyra Kombëtare e Zbulimit të SHBA-së ka blerë hapësirë, përveç kësaj do të dërgohet sateliti i parë i ndërtuar në Uells dhe sateliti i parë i Omanit.

Dt:08.01.2023
H. Rafuna
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat