Zbulohet galaktika që mund të hedhë dritë mbi zanafillën e Rrugës së Qumështit

Shkencë & Teknologji

Zbulohet galaktika që mund të hedhë dritë mbi zanafillën e Rrugës së Qumështit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri një galaktikë nëntë miliardë vite dritë larg është zbuluar nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA -s i cili pasqyron “zanafillën e Rrugës së Qumështit”.

E quajtur “galaktika Sparkler”, studiuesit thonë se ajo po gëlltit grupimet globulare dhe galaktikat satelitore që e rrethojnë atë për t’u rritur gradualisht gjithnjë e më shumë.

Grumbullimet globulare janë grupime jashtëzakonisht të ndritshme me dhjetëra mijëra deri në miliona yje, të gjitha të lidhura së bashku nga graviteti, ndërsa galaktikat satelitore janë galaktika që orbitojnë një galaktikë tjetër, më të madhe.

Galaktika Sparkler u shfaq si një vijë e vogël portokalli në imazhin e parë nga teleskopi James Webb i fotografuar në korrik të vitit të kaluar.

Studiuesit njoftuan zbulimin e galaktikës më vonë në vitin 2022, por vetëm tani ata kanë mësuar më shumë për përbërjen e saj dhe masën yjore.

Dhe për shkak se është nëntë miliardë vite dritë larg, kjo do të thotë se ne po e shohim atë siç ishte nëntë miliardë vjet më parë, kur universi ishte vetëm katër miliardë e gjysmë vjet i vjetër.

Studimi i ri është kryer nga studiues në Australi dhe Kaliforni dhe është publikuar në Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat