Hulumtimet e studentëve amerikanë mund të ndihmojnë NASA-n të eksplorojë hënën

Shkencë & Teknologji

Hulumtimet e studentëve amerikanë mund të ndihmojnë NASA-n të eksplorojë hënën

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Një robot në formë gjarpëri, i ndërtuar nga studentët e Universitetit Northeastern në Boston të shtetit Masaçusets, mund të revolucionarizojë mënyrën se si astronatutë e NASA-s eksplorojë sipërfaqen e hënës.

Andre Neto Caetano, student në Universitetin Northeastern, ndoqi drejtpërdrejt nga holli i një hoteli në Kaliforni fillimin e misionit Artemis 1 nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, ai thotë se hulumtimet e ekipit të tij mund të ndihmojë në misionet e NASA-s.

“Imagjinova sikur COBRA të ishte pjesë e misionit Artemis 4 dhe se roboti ishte në hënë duke kryer atë për të cilën është ndërtuar”.

Artemis 1 u lëshua një natë përpara se Caetano dhe ekipi i tij prezantuan robotin COBRA në garën “Idea e Madhe” të organizuar nga NASA.

Sfida e madhe për ekipin e Caetanos ishte tërheqja e vëmendjes së jurisë së mbledhur në shkretëtirën e Kalifornisë.

“Ata ishin skeptikë nëse do të funksiononin idetë tona për lëvizshmërinë (e robotit)”, thotë studenti Caetano.

Pikëpyetje të lindura nga vetë thjeshtësia e projektit.

“Roboti lëviz si një gjarpër, ku koka dhe bishti mund të lidhen dhe më pas të rrotullohet”.

Konkursi i NASA-s “BIG Idea” dhe shuma e parave për fituesit, nxiti ekipet e studentëve që të hartojnë projekte për të arritur synimet e agjencisë hapësinore në misionet e ardhshme Artemis drejt hënës.

“Lëvizshmëri ekstreme në terrenin hënor”, thotë studenti Caetano.

Roboti COBRA mund të lëvizë në mënyrë unike në rërën e imët të shkretëtirës, çka ngjason me sipërfaqen e hënës, për të hulumtuar karakteristikat e mjedisit, përfshirë akullin dhe ujin.

Alireza Ramezani, asistent profesor në Universitetin Northeastern, thotë se roboti ka aftësi të rralla.

"Ata (NASA) nuk mund të vendosin një robot ose një mjet tokësor që mund t’i përshtatet mjedisit dhe të zbresë në fund të kratereve për të bërë hulimtime për ujin dhe akullin”.

Profesori ((Courtesy: Northeastern University)) është këshilltar i ekipit të Universitetit Northeastern që zhvilloi robotin COBRA. Ai ka eksperiencë në krijimin e robotëve që imitojnë organizmat.

“Ai ka ndërtuar një qen robotik dhe një lakuriq robot ndaj frymëzimi i tij ishte i rëndësishëm për projektin tonë”, thotë studenti Caetano.

Zoti Ramezani shpresonte që projekti COBRA të fitonte mbështetjen e anëtarëve të jurisë në konkursin e NASA-s.

“Roboti ynë u rrokullis 20-30 metra poshtë një kodre dhe kjo veti tërhoqi vëmendjen e jurisë. Veprimi u realizua brenda 10-15 sekondash me konsumim minimal energjie”.

Gjithashtu, roboti ka kosto efektive, thotë zoti Alirezai për Zërin e Amerikës.

“Një platformë e mirë për hapësirën do të kushtonte rreth 100-200 mijë dollarë. Pra mund të kemi shumë sisteme të tilla”.

“Fakti që COBRA është tejet e lehtë, është një tjetër përfitim”, thotë studenti Caetano.

Demonstrimi në nëntor i robotit COBRA në shkretëtirën e Kalifornisë i jep fund skepticizmit, duke e vënë ekipin e studentëve të Universitetit Northeastern në krye të garës së NASA-s 2022 “Ideja e Madhe”, me shpresën që një ditë të jetë pjesë e misionit të NASA-s për eksplorimin e hënës.

“Nuk po e them unë por juria, se projekti i studentëve mund të transformojë mënyrën se si do të jenë sistemet e ardhshme për eksplorimin e hapësirës”, thotë për Zërin e Amerikës zoti Ramezani./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat