Turqia lëshoi satelitin e parë vendas dhe kombëtar vëzhgues İMECE në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Turqia lëshoi satelitin e parë vendas dhe kombëtar vëzhgues İMECE në hapësirë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:14
Sateliti turk

İMECE, sateliti i parë vendas dhe kombëtar vëzhgues i Turqisë me rezolucion të lartë është lëshuar me sukses në hapësirë nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, drejtuesi i projektit İMECE, Emir Serdar Aras dhe ekipi i tij koordinuan procesin e lëshimit të satelitit në Bazën e Forcave Hapësinore Vandenberg ndërsa njëkohësisht u mbajt program edhe në stacionin tokësor të monitorimit në Institutin e Kërkimeve të Teknologjive Hapësinore TÜBİTAK në Turqi.

Programi i lëshimit i satelitit İMECE i cili u shty tri herë për shkak të kushteve atmosferike, u krye me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe kreut të TÜBİTAK, Prof. Dr. Hasan Mandal.

Pas fjalimeve të ministrit Akar dhe të Mandal, u mbajt numërimi mbrapsht dhe sateliti vëzhgues vendas dhe kombëtar IMECE i zhvilluar nga ‘TÜBİTAK UZAY‘ u dërgua në hapësirë me raketën “Falcon 9” të kompanisë Space X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat