Inteligjenca Artificiale arrin ta lexojë trurin pa metodë invazive

Shkencë & Teknologji

Inteligjenca Artificiale arrin ta lexojë trurin pa metodë invazive

Më: 2 maj 2023 Në ora: 20:18
Një gjë e tillë tashmë e mundëson që mendimet e një persioni të lexohen për herë të parë në mënyrë joinvazive.

Një dekoder me bazë inteligjencën artificiale që arrin ta përkthejë aktivitetin e trurit në një rrjedhë të vazhdueshme të tekstit është zhvilluar.

Një gjë e tillë tashmë e mundëson që mendimet e një persioni të lexohen për herë të parë në mënyrë joinvazive.

Dekoderi mund ta rindërtojë të folurit me një saktësi tepër të madhe përderisa njerëzit janë duke e dëgjuar një tregim – apo teksa janë fare lehtë duke e imagjinuar një të tillë – duke përdorur vetëm të dhëna nga skanimet fMRI.

Sistemet e mëparshme dekoduese të gjuhës më parë kërkonin për impiante kirurgjike në mënyrë që të funksiononin, mirëpo avancimet e fundit e rrisin mundësinë për mënyra të reja dhe më të lehta të rikthimit të të folurit te pacientët që kanë vështirësi që u kanë ardhur si pasojë e sulmeve në tru apo sëmundjeve motorike të neuroneve.

Doktor Alexander Huth, neuroshkencëtar në Universitetin e Teksasit në Austin është shprehur tejet i befasuar se sa mirë funksionon.

“Ne ishim disi të shokuar që punonte kaq mirë. Jam rropatur që 15 vjet me këtë gjë…andaj ishte shokuese dhe ngazëllyese kur më në fund funksionoi”, ka thënë Huth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat