Shkencëtarët po krijojnë embrione njerëzore sintetike

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët po krijojnë embrione njerëzore sintetike

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:27
Ilustrim

Shencëtarët kanë krijuar embrione njerëzore sintetike duke përdorur qeliza staminale, një arritje revolucionare që anashkalon nevojën për vezë apo spermë.

 Ata po pohojnë se këto embrione model, të cilat ngjajnë me ato në fazat e hershme të zhvillimit njerëzor, mund të japin informacion vendimtar në lidhje me efektet e çrregullimeve gjenetike dhe shkaqet biologjike të abortit të përsëritur.

Megjithatë, kjo është një arritje shkencore që ngre çështje serioze etike dhe ligjore, pasi subjektet e rritura në laboratorë janë në kundërshtim me legjislacionin aktual në Mbretërinë e Bashkuar dhe në legjislacionin e shumicës së vendeve të botës.

Embrionet sintetike nuk kanë një zemër apo ndonjë formë të hershme të trurit, por përfshijnë qeliza që në një fazë të mëvonshme zakonisht do të formonin placentën, qesen e verdhë veze dhe vetë embrionin.

“Ne mund të krijojmë shabllone që duken si embrion njerëzor duke riprogramuar qelizat staminale (embrionale),” shpjegoi dje profesoresha Magdalena Żernicka-Goetz e Universitetit të Kembrixhit dhe Institutit të Teknologjisë në Kaliforni, gjatë prezantimit të hulumtimit në takimin vjetor, të Shoqërisë Ndërkombëtare për Hulumtimi i qelizave staminale në Boston.

Nuk ka asnjë perspektivë të përdorimit klinik të embrioneve sintetike në të ardhmen e afërt: do të ishte e paligjshme implantimi i tyre në mitrën e një pacienti dhe nuk është ende e qartë nëse këto “struktura” kanë potencialin për të vazhduar maturimin përtej fazave të hershme të zhvillimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat