Teleskopi evropian lansohet me sukses në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Teleskopi evropian lansohet me sukses në hapësirë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Një teleskop hapësinor evropian është lansuar nga Florida në një kërkim për të zgjidhur një nga pyetjet më të mëdha në shkencore: nga çfarë përbëhet Universi?

Misioni Euklid do të bëjë një hartë të madhe 3D të kozmosit në një përpjekje për të lidhur disa nga vetitë e të ashtuquajturës materies së errët dhe energjisë së errët.

Së bashku, këto dukuri duket se kontrollojnë formën dhe zgjerimin e gjithçkaje që shohim atje.

Studiuesit pranojnë, megjithatë, ata nuk dinë pothuajse asgjë rreth tyre.

As materia e errët dhe as energjia e errët nuk mund të zbulohen drejtpërdrejt.

Teleskopi Euklid prej 1.4 miliardë eurosh u ngjit në një raketë Falcon-9 nga Kepi Canaveral. Teleskopi për momentin gjendet në orbitën e Tokës, derisa raketa që e çoi në hapësirë u kthye në pikën fillestare të lansimit.

Pas një udhëtimi njëmujor nëpër hapësirë, Euklidi do t’i bashkohet teleskopit hapësinor James Webb.

Nga atje, teleskopi pritet të hartojë “hartën më të madhe të universit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat