​Zbulohet një vrimë supermasive e formuar më shumë se 13 miliardë vjet më parë

Shkencë & Teknologji

​Zbulohet një vrimë supermasive e formuar më shumë se 13 miliardë vjet më parë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Teleskopi Hapësinor “James Webb” ka bërë një zbulim tjetër befasues, një vrimë të zezë aktive supermasive thellë në univers që nuk është regjistruar ndonjëherë më parë.

Vrima e zezë ndodhet brenda CEERS 1019 – një galaktikë jashtëzakonisht e vjetër që ka të ngjarë të formohet 570 milionë vjet pas shpërthimit të madh – duke e bërë atë më shumë se 13 miliardë vjet të vjetër.

"Kjo vrimë e zezë arrin në rreth 9 milionë masa diellore," thuhet nw një njoftim të NASA-s. Një masë diellore është një njësi ekuivalente me masën e diellit në sistemin tonë diellor – e cila është rreth 333,000 herë më e madhe se Toka.

Kjo është "shumë më e vogël se vrimat e tjera të zeza që ekzistonin në universin e hershëm dhe u zbuluan nga teleskopë të tjerë", sipas NASA-s.

"Këto gjigantë zakonisht përmbajnë më shumë se 1 miliard herë më shumë se masa e Diellit - dhe ato janë më të lehta për t'u zbuluar sepse janë shumë më të shndritshme."

Aftësia për të sjellë në fokus një vrimë të zezë kaq të zbehtë dhe të largët është një tipar kryesor i teleskopit Webb, i cili përdor instrumente shumë të ndjeshme për të zbuluar dritën e padukshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat