NASA e krijuar para 65 vitesh

Shkencë & Teknologji

NASA e krijuar para 65 vitesh

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 07:46
NASA

Ish-presidenti amerikan, Dwight Eisenhower më 29 korrik të vitit 1958 ka nënshkruar ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA.

Kjo agjenci e re civile ka zëvendësuar Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë.

NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes.

Shumë shpejt NASA kishte filluar planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë.

Presidenti Eisenhower e ka nënshkruar ligjin për krijimin e NASA-s tetë muaj pasi bota ka mësuar se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin “Sputnik Një”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat