Shkrihet Antarktita/ Akulli sa Argjentina humbet në stinën e dimrit

Shkencë & Teknologji

Shkrihet Antarktita/ Akulli sa Argjentina humbet në stinën e dimrit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Teksa Hemisfera Veriore është duke u prekur nga një vale I të nxehtit rekord të verës, jugu I largët po thyen një tjetër rekord të tmerrshëm klimatik.

Akulli i detit të Antarktitës ka rënë në nivele të ulëta të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.

Çdo vit, akulli i detit Antarktik tkurret në nivelet më të ulëta në fund të shkurtit, gjatë verës së kontinentit. Më pas, akulli i detit ngrihet përsëri gjatë dimrit.

Por këtë vit shkencëtarët kanë vërejtur diçka ndryshe.

Akulli i detit nuk është kthyer në nivelet e pritura. Në fakt është në nivelet më të ulëta për këtë periudhë të vitit që nga fillimi i regjistrimeve 45 vjet më parë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin, akulli është rreth 1.6 milionë kilometra katrorë nën rekordin e mëparshëm të dimrit të vendosur në vitin 2022.

Në mesin e korrikut, akulli i detit të Antarktidës ishte 2.6 milion kilometra katrorë (1 milion milje katrore) nën mesataren e viteve 1981-2010. Kjo është një zonë pothuajse aq e madhe sa Argjentina ose zonat e kombinuara të Teksasit, Kalifornisë, Neë Mexico, Arizona, Nevada, Utah dhe Kolorado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat