Hëna blu – super e rrallë, do të shfaqet brenda gushtit si e vetmja e kësaj dekade

Shkencë & Teknologji

Hëna blu – super e rrallë, do të shfaqet brenda gushtit si e vetmja e kësaj dekade

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Këtë gusht do të shfaqen dy hëna të plotë, që quhen hënat blu dhe nuk janë shumë të zakonshme. Kjo nuk pritet të ndodh më deri pas vitit 2030.

Një çift i rrallë superhënash në gusht do të arrijë kulmin me një Hënë Blu që nuk do të ndodhë më deri në vitet 2030.

Hëna e parë e plotë e muajit do të jetë të martën, më 1 gusht, ndërsa hëna tjetër e plotë do të jetë më 30 gusht. Të dyja do të jenë me distancë 360,000 kilometra nga Toka, që do të thotë se do të duken më të mëdha dhe më të shndritshme se zakonisht.

Data e ardhshme kur do të shfaqet hëna super blu është gushti i vitit 2032, duke e bërë këtë shansin e fundit që shfaqet brenda një dekade.

Pavarësisht asaj që thuhet sipas emrit, hëna e dytë e plotë nuk do të jetë në të vërtetë blu, asaj do t’iu referohen vetëm si hëna e dytë e plotë në një muaj kalendarik, hënat e plota ndodhin çdo 29 ditë, që do të thotë herë pas here ndodh që të jetën vetëm dy brenda një muaji.

Hënat me ngjyrë blu shfaqen kur ka përçarje të madhe në atmosferën e Tokës, si për shembull pas një vullkani.

Sipas NASA-s, hënat blu ishin të zakonshme pas shpërthimit të vullkanit indonezian Krakatoa në vitin 1883.

“Çelësi për një hënë blu është të kesh në ajër shumë grimca pak më të gjera se gjatësia e valës së dritës së kuqe (0.7 mikron) – dhe asnjë madhësi tjetër të pranishme” thanë nga NASA.

“Kjo është e rrallë, por vullkanet ndonjëherë nxjerrin re të tilla, si zjarret në pyje”.

Ka pasur disa zjarre të mëdha në vitin 2023, duke përfshirë zjarret në Kanada dhe Mesdhe.

“Nëse ndonjë nga këto zjarre prodhon hi ose tym vajor që përmban shumë grimca me nga 1 mikron, atëherë hëna mund të jetë blu”, shkroi NASA.

“Më shumë gjasa, do të jetë e kuqe. Në të vërtetë, hënat blu të kuqe janë shumë më të zakonshme se hënat blu”.

Një transmetim i drejtpërdrejtë i të dy superhënave në gusht do të jetë i mundshëm për t’u parë në kanalin zyrtar në YouTube të Projektit Virtual Telescope, shkruan The Indenpendent, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat