Shkencëtarët emërtojnë speciet e reja të gjarpërinjve sipas Harrison Ford

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët emërtojnë speciet e reja të gjarpërinjve sipas Harrison Ford

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Edhe pse personazhi legjendar i filmave “Indiana Jones”, i luajtur nga Harrison Ford, në fakt ka frikë nga gjarpërinjtë, një specie e këtij zvarraniku tashmë ka marrë emrin e aktorit të Hollywoodit.

Një lloj gjarpri i sapo zbuluar në Peru është quajtur Tachymenoides harrisonfordi për nder të aktorit legjendar ambientalist. Ford është nënkryetar i organizatës jofitimprurëse “Conservation International”, dhe një specie milingonash dhe një merimange u emëruan më parë sipas tij.

“Shkencëtarët vazhdojnë t’i emërtojnë krijesat sipas meje, por ata janë gjithmonë që i tmerrojnë fëmijët. Nuk e kuptoj. Kohën time të lirë e kaloj duke u kënduar ninulla bimëve të mia që të mos kenë frikë gjatë natës”, tha Ford.

Ndryshe nga personazhi që luan, Indiana Jones, Ford ka theksuar vazhdimisht se në të vërtetë i pëlqejnë gjarpërinjtë, raporton dw.

“Një gjarpër ka sy në të cilët mund të ‘mbytesh’. Ai kalon shumicën e ditëve duke bërë banja dielli pranë një pishinë me ujë të pistë, ne ndoshta do të ishim miq në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Ky është një kujtesë se ka ende shumë për të mësuar rreth egërsisë sonë. Njerëzit janë një pjesë e vogël e një biosfere të madhe”, tha Ford.

Një specie e re gjarpri u zbulua në Parkun Kombëtar Otishi në Peru nga shkencëtarët peruan dhe amerikanë.

Tachymenoides harrisonfordi është një gjarpër i hollë deri në 40.6 centimetra i gjatë dhe nuk është i rrezikshëm për njerëzit.

“Për biologët, përshkrimi dhe emërtimi i një specie të re është një nga aktivitetet më të rëndësishme gjatë krizës së biodiversitetit. Vetëm organizmat e njohur mund të mbrohen”, tha shkencëtari kryesor i projektit Edgar Lehr.

Ai shpreson se zbulimi do të tërheqë vëmendjen ndaj krizës së zhdukjes me të cilën përballen speciet në mbarë botën. Zvarranikët janë veçanërisht të prirur për t’u zhdukur.

Në vitin 1993, merimanga Kaliforniane Calponia harrisonfordi u emërua pas Ford, dhe disa vjet më vonë milingona Pheidole harrisonfordi u emërua gjithashtu pas tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat