Të gjithë sytë nga qielli, mos e humbisni sonte pamjen e rrallë të hënës blu

Shkencë & Teknologji

Të gjithë sytë nga qielli, mos e humbisni sonte pamjen e rrallë të hënës blu

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:26
NASA ka deklaruar se superhëna blu, nuk pritet të rikthehet deri në vitin 2037, kështu që nuk duhet ta humbisni.

Një pamje jashtzakonisht e bukur e hënës blu pritet të shkëlqejë qiellin në orët e vona të datës 30 gusht dhe orët e para të 31 gushtit. Nëse jeni me fat dhe qielli juaj është i pastër, atëherë ju duhet përfundimisht të mbani kokën jashtë dritares për të parë këtë event të pabesueshëm qiellor.

NASA ka deklaruar se superhëna blu, nuk pritet të rikthehet deri në vitin 2037, kështu që nuk duhet ta humbisni.

Por ju mund të pyesni veten se çfarë është superhëna blu? Ky efekt ndodh kur objektet qiellorë afrohet sa më pranë tokës. Sipas NASA-s, kur hëna është shumë pranë tokës në të njëjtën kohë që është edhe e plotë, ajo quhet superhenë. Ajo mund të shfaqet rreth 14% më e madhe se zakonisht në qiell dhe sigurisht që është një pamje që nuk duhet humbur.

Sa i përket frazës hëna blu, është një fenomen kur kur dy hëna të plota ndodhin brenda një muaji.

Me pak fjalë, nëse hëna e plotë është me datë një ose dy të muajit, ajo do të pasohet nga një tjetër hënë e plotë në datën 30 ose 31 po të këtij muaji. Kjo ndodh çdo dy ose tre vjet. Por të shohësh një superhënë dhe një hënë blu në të njëjtën kohë, ky është një rast tepër i rrallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat